Saturday, May 21, 2016

Tirana

Tiranë (vendasit: Tirona) është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë e rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.[5]

Lugina e Valbonës

Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Nacional dhe shtrihet ne nje siperfaqe prej 8.000 hektarësh.
Natyra e këtij parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër e reshje të pasura shiu e bore dhe me temperatura të ulëta e periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra. Nga Mbaskollat dhe deri në Shoshan është e mbrojtur në mënyrë natyrore, ndaj temperatura mesatare në Dragobi është 10,7 gradë: e janarit 0,3 gradë dhe ajo e korrikut 20,4 gradë. Reshjet në Valbonë i kalojnë të 2082 milimetrat,

Kanionet e Osumit

Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur "Koloradoja e Shqipërisë". Ai gjendet në sektorin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale, përfund të cilëve rrjedh "lozonjar" Osumi, duke u "mburrur" me krijesën e vetë. Janë pikërisht ujërat e tij, që me forcën e tyre gërryerrëse dhe tretëse, kanë

Vlora

Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë. Vlora është qyteti i dytë më i madh portual pas Durrësit, me një popullsi afërsisht 200,000 (2013). Ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në Detin Adriatik dhe është qendra e Rrethit të Vlorësdhe të Qarkun së Vlorës.